Për 10 ditë erdhën për festa nga Porti i Durrësit 30 mijë emigrantë! Nis largimi, fluks në pikat kufitare në vend

4 Janar 2023, 10:37| Përditesimi: 4 Janar 2023, 12:26

  • Share

TIRANË- Porti i Durrësit ka shërbyer si një ndër pikat kufitare hyrëse më të rëndësishme në rrugë detare, duke regjistruar në 10 ditët e fundit të vitit që sapo lamë pas, plot 30.000 qytetarë që kanë hyrë në vendin tonë për festa.

Autoritetet shtetërore e privatë që operojnë në këtë nyjë të rëndësishme të vendin kanë operuar me kapacitet të plotë, duke shmangur vonesat apo krijimin e radhëve në përpunimin e tyre në 26 sportelet.

Referuar burimeve zyrtare, tragetet e linjave nga Durrësi drejt Barit e Ankonës (Itali) kanë operuar me rrugë dyfishe përgjatë periudhës 22.12.2022-24.12.2022, kur u shënua dhe numri më i lartë i udhëtarëve në hyrje. Ndërkohë, ditët e para të vitit 2023, ka nisur të ndjehet fluksi i përqendruar tashmë në dalje, pra nga vendi ynë në drejtim të porteve italiane. Nga data 4 janar dhe deri më datë 9, sipas të dhënave zyrtare, konfirmohet se tragetet do të operojnë më lundrime dyfishe brenda ditës për përballimin e fluksit të udhëtarëve

Nga ana tjetër, për datën 3 janar në Kapshticë kanë hyrë 2591 persona ndërsa kanë dalë 5192. Në Qafë Thanë kanë hyrë 2634 persona dhe kanë dalë 2948. Numri i daljeve është më i lartë se ai i hyrjeve duke qenë se pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë qëndrojnë në vend deri në përfundimin e festave dhe më pas krijohet fluks gjatë kthimit të tyre në vendet ku punojnë. Ditën e djeshme po ashtu u raportua një numër shumë më i lartë i daljeve nga vendi krahasuar me atë të hyrjeve.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goshe: 04/01/2023 18:04

    Në verë i quani turista. Në dimër i quani emigrantë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?