Futbollisti i kombëtares së Anglisë Kejn

Nuk zhgënjyen vetëm në lojë, ja detaji që shtangu anglezët në ndeshjen ndaj Tunizisë

19 Qershor 2018, 00:54| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 00:57

  • Share

“Tre luanët” patën një start jo shumë të mirë në kampionatin botëror, por në fund rëndësi kanë pikët, dhe me dy golat e “uraganit” Kejn, Anglia ia doli të merrte një fitore me vlera.

Por, ajo që bëri përshtypje në këtë takim në qytetin e Volgogradit, ishin karriget bosh. Plot 10.000 ulëse, ishin të boshatisura. Edhe pse e nisën Botërorin me shumë entuziazëm si favoritë, diçka e tillë nuk është  pasqyruar në tribuna.

Stadiumi në fakt përmban 45.468 vende, por zor se mund të gjeje deri në 35.000 tifozë në mbrëmjen e sotme. Në fakt, jo shumë anglezë kanë zgjedhur Rusinë për të parë nga afër kombëtaren e tyre, ndoshta edhe nga frika e huliganëve rusë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?