Foto ilustruese

Nuk vendosnin gjoba dhe merrnin para nga drejtuesit, arrestohen 2 punonjës të policisë rrugore në Tiranë

5 Mars 2022, 11:47| Përditesimi: 5 Mars 2022, 11:48

  • Share

Dy punonjës policie janë vënë në pranga pasi kanë abuzuar me detyrën.

Të arrestuarit janë E.Ç 29 vjeç dhe K.Ç 26 vjeç me detyrë agjent verifikues/trup shërbimi në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye pasi këta punonjës policie, duke qenë me shërbim me aparatin shpejtësi matës (Radar) dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi ndalonin automjete, nuk i ndëshkonin ata me masa administrative sipas parashikimeve të nenit 140 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në shkëmbim të vlerave monetare.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe vlerat monetare të përfituara nga punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Mbi dy punonjësit e policisë rëndon akuza për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për evidentimin e të gjitha rasteve të ngjashme si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të policisë të përfshirë në këtë veprimtari.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxxx: 05/03/2022 12:10

    Policia rrugore eshte kthyer ne polici rrugace shfrytezojn uniformen e shtetit per korrupsion dhe nuk e stabilizojn trafikun brenda qytetit levizin me makina e motora vijne verdalle neper rruge kurse kondravajtet jane para syve te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?