Amir Rrahmani dhe Era Istrefi

Nuk u përfshi në listën e kombëtares së Kosovës, futbollisti i Napolit poston foto nën shoqërinë e Era Istrefit

12 Nëntor 2023, 09:11| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 09:13

  • Share

Futbollisti shqiptar, Amir Rrahmani i cili luan për Napolin dhe Përfaqësuesen e Kosovës, Amir Rrahmani publikoi fotografi me këngëtaren Era Istrefi, në llogarinë e tij në Instagram.

Çifti shihen në një bar, duke kaluar kohë së bashku, teksa janë ulur pranë njëri-tjetrit.

Përkundër se nuk është bërë e ditur për ndonjë lëndim të tij, Rrahmani nuk është në listën e Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor.

Megjithatë ai po kalon momente të bukura me të dashurën e tij Era Istrefi, derisa nuk është dhënë asnjë sqarim as nga FFK e as nga vet Rrahmani për mungesën e tij për ndeshjet ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë.

Amiri dhe Era janë prej kohësh në një lidhje, ku këngëtarja e njohur shpesh udhëton për në Itali, ku jeton Rrahmani.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?