I pakënaqur nga përfshirja e të rinjve në listat e PD-së, jep dorëheqjen nënkryetari i FRPD-së (VIDEO)

9 Mars 2021, 13:43| Përditesimi: 9 Mars 2021, 20:30

  • Share

Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë, nënkryetari i Forumit Rinor në Partinë Demokratike Lisandër Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga ky post, dhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

Me anë të një letre zyrtarë, Hoxha ka njoftuar se në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, nuk është bërë asnjë transparencë. Sipas tij nuk është dhënë mundësia për të shprehur mendimet e askujt brenda PD-së.

‘Në 4 vitet e fundit FRPD u kthye në strukturë inegzistente. Nuk u zhvilluan konsultime për përfshirjen e të rinjve të FRPD-së në lista. Asnjë transparencë në përzgjedhjen e kandidatëve nga komisioni 'Marku-Ruli'. Nuk na u dha mundësia për të shprehur mendimet tona brenda PD.’- ka thënë Hoxha ndër të tjera.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?