Fetie Kasa

Dorëhiqet nga ‘Shqiponjat’ e Vlorës ish-peshëngritësja Fetie Kasa, i iku nga duart Inez Hajrulla

26 Prill 2023, 16:43| Përditesimi: 26 Prill 2023, 17:19

  • Share

Fetie Kasa, ish-kampionia e peshëngritjes është dorëhequr nga Policia e Vlorës, ku prej vitesh ishte në radhët e forcave “Shqiponja”. Dorëheqja është bërë rreth një muaj më parë dhe sipas burimeve, e gjitha lidhet me pakënaqësitë ndaj një operacioni ku grupit të “Shqiponjave”, përfshirë Fetie Kasa, u iku nga duart Inez Hajrulla, një person me precedentë penal dhe disa miq të tij.

Furgoni i Shqiponjave me 4 efektivë ka marrë urdhër për të ndjekur dhe ndaluar një makinë që ka bërë manovra të rrezikshme në rrugë. Grupi i Fetie Kasës arritën të ndalojnë automjetin që drejtohej nga Denis Karafili në një servis pranë lagjes “Pavarësia”. Por u gjatë përpjekjes për ta hipur në furgonin e policisë Denis Karafilin, u kundërshtuan nga disa të rinj pasagjerë në automjet, përfshirë Inez Hajrullën.

Të gjithë u larguan drejt Ujit të Ftohtë tek baza e Hajrullës, lokal ‘Oslo’. Aty u desh ndërhyrja e FNSH dhe Opracionales, të cilën gjetën në lokal, armë dhe radio policie, arrestuan Denis Karafilin, por nuk mundën të gjejnë Inez Hajrullën dhe 3 të tjerët, të cilët u shpallën në kërkim nën dyshimin se janë pjesë e një grupi kriminal.

Burimet thanë se Fetie Kasa dhe efektivët e tjerë kanë pretenduar në deklarime se nuk arritën ta ndalojnë fare automjetin, duke mohuar që i dyshuari u kishte ikur nga duar, ndërkohë që oficerët e Krimeve kanë deklaruar se ka pasur konfrontim fizik mes uniformave blu dhe të rinjve që mendohet se edhe ata janë me precedent penalë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiponj e malit: 26/04/2023 23:36

    O fetie pse nuk thua qe te mori koka ere dhe vajte te kafshoje doren qe te ka ngop bythen me “kafe”. Pse nuk thua qe nuk ishte operacion por iu ture makines me qellim arbitrar. Eh fetie mos u merzit, kshu e ka jeta. Fshihu ne greqi tani

    Përgjigju
  • Tori: 26/04/2023 22:41

    Nuk i iku nga duart por ai e shau dhe asnje polic nuk reagoi !!! I duhet Rames monstra Ines Hajrullai per zgjedhje prandaj nuk e arreston !!! Mjere ky vend ka rene ne dore te banditeve dhe monstres Edi Rama !!!

    Përgjigju
  • Berta: 26/04/2023 21:43

    Ne mos heret vone do ndodhte. Nese nuk kompromentohesh ose behesh pjese e sistemitbkleptokrat te Rames.

    Përgjigju
  • Gripi: 26/04/2023 21:41

    Besojeni Fetijen se keshtu u betua dhe atehere ne zot se nuk kishte perdorur doping hahahaha motra e Torit ish ( anti) kondrabandistit te Saliut, bixhozxhi dhe narkoman. Me te tille efektive i keni mbushur repartet shqiponja, prandaj paligjshmeria dhe krimi eshte ulur kembe kryq mes tyre. Eshte e vertete " trimat" e shqiponjave jane trembur nga banda e Init te Cones dhe kane ikur si lepuj. Te fortin e bejne vetem kur gjejne ndonje adoleshent me nje doze hashash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?