Nuk rikandiduan për kryebashkiake në Shkodër, Voltana Ademi: Nuk doja që gara të ishte e pabarabartë! Të bashkohemi me Berishën

29 Janar 2022, 19:36| Përditesimi: 29 Janar 2022, 19:37

  • Share

1622298922_VoltanaAdemishkoder.jpg

Voltana Ademi ka vendosur që të mos kandidojë për kryetare e Bashkisë së Shkodrës. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale ajo shpjegon të gjitha arsyet sipas saj. Ajo shprehet se do të mbështesë fort Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës.

"Në procesin e propozimit të kandidaturave për kryetar bashkie për zgjedhjet e 6 mars 2022, jam ndër më të votuarit. Mirënjohja dhe falënderimi janë më e pakta që unë shpreh për të gjithë demokratët e Bashkisë Shkodër, janë motivi që unë të mos ndalem por të eci bashkë me të gjithë drejt një Shkodre e Shqipërie më të mirë për të gjithë. Unë jam kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës. Për shkak të këtij pozicioni, të pozicioneve të mëparshme publike që më janë besuar por edhe për shkak të angazhimit tim dhjetëravjeçar në Partinë Demokratike, kam vendosur të mos marr pjesë në “primaret” që do të zhvillohen me 30 janar 2022 për përcaktimin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër. Gjykoj se futem në garë me një avantazh përballë të gjithë kolegëve të tjerë, për arsyet që përmenda më sipër.

Unë jam në mbështetje të çdo demokrati, të strukturave ndaj të cilave unë ndjehem e detyruar për vlerësimin në vijimësi. Voltana Ademi nuk i shmanget asnjë sfide, por brenda familjes sonë politike, duhet të jemi të gjithë të barabartë në mes të barabartëve, të kemi mundësitë dhe hapësirat tona për të dhënë kontribut për PD- në, Shkodrën e Shqipërinë. Zgjedhjet e zhvilluara këto 31 vite, edhe ato të 25 prill 2022, kanë evidentuar individë me mbështetje të gjërë jo vetëm brenda demokratëve por edhe qytetarisë shkodrane. Zëri, mbështetja dhe vota ime, do të bashkohet me të gjithë demokratët e shkodranët, që me 30 janar 2022, në “primaret” e PD- së, të evidentojmë më të mirët, më të mirin, atë që ka mbështetjen më të gjerë. Është shërbimi më i mirë që i bëjmë Shkodrës, të sotmes e të nesermes. Pas 30 janarit, do të jemi dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, një skuadër edhe më e madhe, e fuqishme dhe e bashkuar, për të vazhduar rrugëtimin e pandalshëm për të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët, Shkodrës. Vetëm të gjithë bashkë fitojmë, vetëm të gjithë bashkë mundim të keqen e madhe që ka kapluar këtë vend, vetëm të gjithë bashkë do ta ndërtojmë të nesermen më të mirë se e sotmja", shkruan Ademi.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?