Nuk respektuan rregullat e qarkullimit, droni edukues ‘ndëshkon’ drejtuesit e mjeteve (VIDEO)

12 Janar 2023, 10:19| Përditesimi: 12 Janar 2023, 10:30

  • Share

Drejtuesit e automjeteve të cilët kryejnë manovra të gabuara duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, janë kapur nga droni edukues.

Përmes pamjeve të kapura nga lart, janë evidentuar dhe ndëshkuar me gjobë deri në 3000 lekë drejtuesit të cilët kanë thyer rregullat duke u kthyer nw rrezik pwr aksidente.

“Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor.”- njofton policia.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qesarak: 12/01/2023 12:32

    Duhet droni me infra dhe sateliti alb1 qe policia te ndaloje dhe ndeshkoje shkelesit e ligjit. Por ne ate kryqezim tek Shushica prane komunes tere kohen ne ate menyre veprohet nga drejtuesit e mjeteve edhe shume here ne prani te policise, e cila mbyll syte. Nuk na duhet ndeshkueshmeri per likes ne intagram.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?