Foto ilustruese

Kronikë

Nuk respektuan orarin e mbylljes duke vënë muzikë në lokal, gjobiten 2 administratorë në Shëngjin

10 Korrik 2021, 17:11| Përditesimi: 10 Korrik 2021, 17:16

  • Share

Policia e Lezhës në kuadër të kontrolleve për zbatimin e masave anti-COVID, ka gjobitur 2 administratorë lokalesh në Shëngjin, pasi kanë vijuar muzikën edhe pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Petrit Syla banues në Tiranë dhe Gust Uldedaj banues në Lezhë,  janë dy administratorët të cilët morën gjobën prej 1.000.000 lekësh, pas shkeljeve të masave anti-COVID.

Njoftimi i plotë i Policisë:

U konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, ndëshkohen me masë administrative, administratorët e 2 lokaleve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. 

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Shëngjin Lezhë, 2 subjekte që po vijonin organizimin e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit P. S., banues në Tiranë dhe G. U.,banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.


Lajmi kryesor:

Muzikë në lokal në Durrës pas orës policore, gjobitet dhe vihet nën hetim reperi Noizy! Policia aksion edhe në Vlorë, Sarandë, Shëngjin, e pësojnë disa pronarë


J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?