Foto nga mbledhja politike dhe gjoba

Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten me 2 mijë euro AAK dhe Nisma në Kosovë

19 Janar 2021, 16:00| Përditesimi: 19 Janar 2021, 16:05

  • Share

AAK dhe Nisma, janë gjobitur me 2 mijë euro për mos respektimin e masave anti-COVID në Kosovë.

Të dy partitë kosovare janë gjobitur pasi kanë mbajtur mbledhje politike masive qytetarësh në Prishtinë dhe si pasojë kanë shkelur rregullat anti-COVID.

Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Ai shkruan se do Vazhdohet me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.

Si provë ai ka përdorur fotot e mbledhjeve që vetë krerët e 2 partive kanë postuar në rrjete sociale.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?