Nuk respektojnë radhën në korsi, policia i filmon! Shoferët në Tiranë gjobiten me nga 5 mijë lekë (VIDEO)

14 Prill 2022, 18:45| Përditesimi: 14 Prill 2022, 18:47

  • Share

Policia e Tiranës vijon të ndëshkojë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor në Tiranë, duke i filmuar ato fillimisht. Këtë herë e kanë pësuar drejtuesit e mjeteve në mbikalimin në Sauk në unazën e Madhe të Kryeqytetit, segmenti që të çon në TEG.

Në videot e siguruara nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, shumë prej shoferëve nuk kanë respektuar radhën në korsi, duke i futur dyshe në rrugën që të fut në mbikalim për tu kthyer në Sauk.

Padurimin e tyre dhe mosrespektimin edhe ndaj drejtuesve të tjerë që detyrohen t’i hapin rrugën shkelësve për të shmangur aksidentet, shoferët e kanë pësuar me një gjobë të majme prej 5 mijë lekësh.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 15/04/2022 10:32

    jam pro kontrolleve por jo pa paralajmërim 2.shko ne qendër s'ke pse shkon ne Sauk e njëjta gjë 3.a mund te ndëshkoni dhe këta që nuk ndezin sinjale në kthim se për shqiptarët dhe pasqyra është tepër haha

    Përgjigju
  • Nul: 15/04/2022 06:59

    Shtet i spiunave si skutha ne per rruge

    Përgjigju
    • Andi: 15/04/2022 10:07

      Mirë ja bëjnë legenave. Të rrinë në radhë si gjithë të tjerët, ti përfshirë

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?