Foto ilustruese

Nuk respektoi masat anti-COVID, gjobitet pronari i lokalit në Korçë, mbante biznesin hapur gjatë orës policore

21 Shkurt 2022, 15:34| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 15:36

  • Share

Pronari i një lokali në qytetin e Korçës është gjobitur nga policia pasi u konstatua duke vijuar aktivitetin gjatë orës policore.

Mësohet se H.Q., është gjobitur me 1 milionë lekë, sepse nuk zbatoi masat anti-COVID të cilat janë ende në fuqi.

Njoftimi i Policisë
Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Evidentohet dhe ndëshkohet 1 subjekt tjetër në qytetin e Korçës, i cili u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim respektimin e fashës orare dhe për të monitoruar protokollet e sigurisë, në lagjen nr. 9, Korçë, kanë konstatuar të hapur lokalin me administrator shtetasin H. Q., i cili po ushtronte aktivitetin pas orarit të lejuar.

Për subjektin në fjalë, u plotësua akti i konstatimit në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7, i cili parashikon ndëshkimin me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?