Adrian Kamenica dhe Geraldina Prodani

Vonoi projektin për ngritjen e 2 satelitëve? Largohet nga detyra sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes

21 Qershor 2022, 11:39| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 12:26

  • Share

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Adrian Kamenica është shkarkuar nga posti i tij. Në vend të tij, u emërua Geraldina Prodani. Ende nuk ka sqarime zyrtare për zëvendësimin e Kamenicës, i cili sipas burimeve të pakonfirmuara ka dhënë dorëheqjen pas disa konflikteve të brendshme.

Sipas gazetarit të Report Tv Arsen Rusta, dorëheqja e tij mund të lidhet me vonesat me të cilat vijon zbatimi i projektit të shpallur nga qeveria, për hedhjen në hapësirw të dy satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Ndonëse satelitët nuk lëshuan, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka hequr dorë, por do e mbajë zotimin e dhënë. Lajmi që Shqipëria do të kishte 2 satelitë të saj u dha nga Rama në Kuvend në muajin tetor, ku jo pak shkaktoi të qeshura. Satelitët dhe dronët inteligjentë do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?