Foto ilustruese

Nuk pranoi t’i tregonte policit rrugor dokumentet e makinës, arrestohet 20-vjeçari në Fier

1 Korrik 2022, 13:05| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 13:10

  • Share

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Fier të premtën, pasi nuk i është bindur një polici rrugor që i ka kërkuar të tregojë dokumentet e automjetit që po drejtonte.

Për këtë, 20-vjeçari K.M. akuzohet për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?