'Nuk pranohet humbja', Reja për ndeshjen me Kazakistanin! Berisha: Nga nesër të tregojmë pse jemi favoritët

10 Tetor 2020, 18:05| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 18:40

  • Share

Kombëtarja shqiptare që rrethohet nga shumë enigma për shkak të listës me futbollistët e grumbulluar do të luajë të dielën në orën 15:00 ndeshjen e Ligës së Kombeve në transfertën e Kazakistanin. Në prag të takimit trajneri Edy Reja fillimisht thotë se kuqezinjtë vijnë pas një moment jo të mirë, ndërsa kur pyetet nëse fitorja është opsioni i vetëm si favoritët e grupit përgjigjet:

“Mua më intereson që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë, kur luan mirë vjen edhe rezultati. Por nuk duam kurrsesi të humbasim sepse do të bie edhe stastusi i favoritit në grup. Unë e njoh mirë Kazakistanin dhe në fazën mbrojtëse është shumë e fortë,"- u shpreh Reja.

Ndërkohë kapiteni i kombëtares në mungesë të Hysajt, Etrit Berisha, tregohet më i drejtpërdrejtë kur deklaron se çdo rezultat tjetër përveçse fitores do ishte zhgënjyese.

“Shqipëria është favorite, jemi më të mirët në letër, por ndeshja e kaluar ka treguar se edhe ekipet e tjera munden të fitojnë. Qe nga neser duhet të bëjmë diferencën në grupin tonë.”

Për zgjedhje teknike të trajnerit pjesë e kombëtares nuk janë Hysaj, Roshi, Balaj, Cikalleshi dhe Sadiku, ndërsa për shkak të kufizimeve të koronavirusit mungon kamberi. Gjithashtu për shkak dëmtimi janë larguar Strakosha, Uzuni dhe Mersinaj.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?