Presidenti amerikan, Joe Biden duke kërkuar maskën anti-COVID në podium

Bota

Nuk po gjente maskën anti-COVID, moment ‘paniku’ për presidentin amerikan Biden: Jam në telashe

30 Prill 2021, 14:49| Përditesimi: 30 Prill 2021, 14:58

  • Share

Momenti i “panikut” që ka përjetuar presidenti amerikan, Joe Biden teksa nuk po gjente maskën e tij, po bën xhiron e rrjetit.

Gjatë fjalimit të tij në Georgia për 100 ditët e tij të para në detyrë, Biden në momentin që do të largohej nga podiumi, konstatoi se nuk kishte maskën ani-COVID.

Teksa po e kërkonte, Biden mori mikrofonin dhe tha “Po kërkoj maskën time. Jam në telashe”, duke vonuar kështu largimin e tij.

Biden mori edhe ndihmën e bashkëshortes së tij, Jilli, por më kot pasi asnjëri nga të dy nuk e gjeti.

Ishte një ndër ndihmësit e tij, i cili erdhi nga prapaskena që i solli një maskë të re anti-COVID, presidentit.

Pavarësisht se Biden është vaksinuar, ai i qëndron këshillës së tij se edhe të vaksinuarit duhet të zbatojnë masat anti-COVID për të mbajtur nën kontroll pandeminë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ret: 30/04/2021 16:14

    kshu esht kur vjedh vota dhe te vejne me detyrim dhd percaktim si president, forca trump

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?