Nuk përshëndeti Rezolutën e Shqipërisë kundër akuzave të Dick Martyt për UÇK-në, Donika Gërvalla pritet të ftohet për interpelancë

30 Shtator 2022, 09:02| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 09:13

  • Share

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se do të ftojë për interpelancë në Kuvend, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën.

Kjo e fundit gjatë një interviste në VOA injoroi rezolutën e Shqipërisë, në Këshillin e Evropës e cila kërkon nga Asambleja Parlamentare e KiE të rishikojë Rezolutën 1782 të Dick Marty-t, atë të viti 2011, dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

“Ne do të kërkojmë interpelancë ministren e Jashtme, por jo vetëm për këtë por edhe për çështje tjera”, tha Çitaku në Klan Kosova.

“Përtej faktit që as nuk e përshëndet iniciativën e Shqipërisë, thotë se kjo është çështje e tyre. Kjo nuk është çështje vetëm e tyre, kjo është një përgjegjësi që kryeministri Rama e ka marrë mbi supe për hir të historisë sonë”, shtoi ajo.

Ajo ka theksuar se raporti i Dick Martyt synon ta rrënojë rrëfimin për Kosovën, “për luftën tonë dhe rrjedhimisht të de-legjitimoj ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë dhe shtetësinë tonë”.

“Pra, duke e mbrojtur presidentin Thaçi, ne e mbrojmë rrëfimin për Kosovën, i mbrojmë fundamentet e shtetit tonë. Dhe të qëndrosh totalisht indiferent, ishte përtej imagjinatës”.

Gërvalla pati thënë se nuk ka pasur një bashkërendim me qeverinë e Shqipërisë në lidhje me rezolutën.

“Ju duhet të më kuptoni që unë nuk komentoj veprimet e qeverisë shqiptare. Unë komentoj marrëdhëniet tona të përbashkëta të cilat janë të mira si rrallëherë në shumë fusha”.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 30/09/2022 09:33

    Kjo vlora e bac çitakut paska marre Urdhërin nga GJIGANDI SOCIOPAT NE TIRANË,dhe urdhëri i hirsise sociopat duhet zbatuar.....

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 30/09/2022 14:36

      Muzaka i ri@Bububu dhe tere sojit sufllaqexhi ju befte mire "sufllaqja" e kryesociopatit se ka brenda plot energji dhe yndyre te ngopur saliviçidoli@likekëmbëplehu. Jini bij shpirteror ose sherbetore te krimit,korrupsionit dhe letyres neveritshme antihumane te politikaneve kriminele e MAFIOZE. Fundi eshte i afert.

    • Muzaka i Ri: 30/09/2022 14:08

      Kete Vloren nuk e njohe, as kete tjetren, por di qe vellezrit Gervalla jane deshmor te atdheut, por me ben cudi, si paska pjelle lopa dhe paska bere ujk, mos ka qene demi serb.??

    • Bububu: 30/09/2022 12:05

      Ik mor pall

  • Mala: 30/09/2022 09:26

    Shqiptaret leht mmund te mbrohen nga armiqet e jashtem,fatkeqesisht, nga vet shqiptaret shqiptaret e kene veshtire te mbrohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?