Kronikë

Jeton në SHBA dhe nuk paraqitet në punë prej 2 vitesh, ILD kërkon shkarkimin gjyqtares së 21 janarit

16 Korrik 2021, 09:27| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 10:16

  • Share

TIRANË- Nuk paraqitet në punë prej afro dy vitesh pa arsye, Inspektori i Lartë kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë Evgjeni Sinoimeri.

Këshilli i lartë Gjyqësor pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e ILD-së këtë të premte, ndërsa kjo është seanca e dytë pasi e para është shtyrë për mosparaqitje të gjyqtares.

Burime për Report Tv bënë me dije se kjo procedurë është iniciuar nga vetë Gjykata e Apelit pasi gjyqtarja nuk paraqitet në punë dhe ia ka kaluar për kompetencë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Sinoimeri është një nga tre gjyqtarët të cilët në Apel vrasjet e 21 janarit i cilësuan vrasje nga pakujdesia.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • artan: 16/07/2021 12:50

    mirmjesi juj, si u gdhite? dy vite ju deshen qe ta kuptonit qe nuk paraqitej ne pune ?

    Përgjigju
    • Vlore: 16/07/2021 15:02

      Ne kur mungojme nje dite ne pune na shqyhet bytha

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?