Grida Duma dhe Erion Veliaj

Politikë

Nuk paraqiten asnjëri e as tjetri në seancë, shtyhet përballja në GJKKO mes Grida Dumës dhe Erion Veliajt

9 Shtator 2021, 10:33| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 10:38

  • Share

Është shtyrë përballja në GJKKO mes Grida Dumës dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi në seancën e sotme asnjë nga palët nuk ishin të pranishëm. Seanca e radhës është parashikuar të mbahet më 22 shtator, në orën 10:00.

Kujtojmë se Duma paditi Veliaj për 'shpifje', pasi ky  fundit e pati akuzuar atë si 'trafikante' apartamentesh.

Kjo përballje edhe juridike mes Erion Veliajt dhe Grida Dumës nisi më 23 janar kur pas disa përgjimeve të antimafias italiane për grupin mafioz 'Ndrangheta', Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Grida Duma akuzoi edhe Erion Veliajn se po e përdor Tiranën si 'lavatriçe' për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Veliaj tha se do të padisë në gjykatë Grida Dumën për shpifje, teksa thekson se dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?