Foto ilustruese

Nuk ndaloi dhe goditi me makinë policin, arrestohet 29 vjeçari në Lushnje

2 Shkurt 2021, 14:32| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 15:04

  • Share

Arrestohet 29 vjeçari Erald Biti në Lushnje i cili ka kundërshtuar për shkak të detyrës dhe ka goditur me makinë punonjësin e policisë.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, duke udhëtuar me automjetin tip "Golf", nuk i është bindur për të ndaluar punonjësit të Policisë dhe e ka goditur atë me automjetin që udhëtonte, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtoi për shkak të detyrës dhe goditi me automjet punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. B., 29 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, duke udhëtuar me automjetin tip "Golf", nuk i është bindur për të ndaluar punonjësit të Policisë dhe e ka goditur atë me automjetin që udhëtonte, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?