foto ilustruese

Nuk ndalen rekordet e infektimeve me Covid-19 në Greqi, 2.581 raste të reja dhe 72 viktima

20 Nëntor 2020, 17:11| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 17:14

  • Share

GREQI- Në shtetin fqinj Greqinë, numri infektimeve dhe vdekjeve me COVID-19 nuk di të ndalet.

Vetëm gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 2.581 qytetarë pasi kanë kryer tamponin.

Numri i personave që kanë humbur betejën e vështirë me virusin për ditën e sotme është 72, shifër e cila është tepër shqetësuese, duke arritur 1.419 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria greke është duke përditësuar vazhdimisht masat për parandalimin e infektimeve por lufta kundër armikut të padukshëm COVID-19, është definitivisht një luftë e vështirë. Mbetet ende konstant numri i rasteve të infektimeve në Greqi duke shënuar çdo ditën një rekord të zi.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?