'Nuk mund të them një datë për rifillimin e kampionateve', Ceferin: Liverpool do e marr titullin edhe me stadium bosh

6 Prill 2020, 15:51| Përditesimi: 6 Prill 2020, 15:54

  • Share

Të dielën UEFA mohoi se presidenti Ceferin kishte deklaruar se afati I fundit për mbylljen e kampionateve në Europë ishte tre gushti, por sot vetë presidenti ka folur për këtë çështje për mediat sllovene, që është edhe vendlidja e tij.

"Tani, unë nuk mund të premtoj asgjë datë për rifillimin e kampionateve pasi kjo do të varet nga situata në secilin vend respekiv, por jam optimist dhe i sigurt edhe për mbylljen e kampionatit spanjoll por edhe atë Italian,”-deklaroi fillimisht Ceferin.

Më pas presidenti i UEFA-s pranoi se në rast emergjence të kohës formati i Champions League mund të ndryshoje, me kushtin e vetëm që kompeticioni të mbyllet.

"Në këtë moment që flasim opsioni është zhvillimi me modalitetet e parashikuara para pezullimit, por duhet të jemi të gatshëm për çdo skenar. Kjo varet nga pandemia, por në këtë moment ne po mendojmë për një Champions League normale."

Sipas Ceferin në fund të sezonit çdo kampionat duhet të ketë fituesin dhe për këtë arsye tifozët e Liverpol nuk duhet të mërziten pasi pas 30 vitesh do ta marrin kampionatin.

“Nuk shoh sesi mund ta lëmë Liverpulin pa titull. Nëse do rikthehet kampionati, është thuajse e sigurt që e ka fituar. Nëse nuk do luhej, do të ishte e udhës që të shpallen kampionët e ligave kombëtare. Dhe, edhe për këtë rast, nuk shoh ndonjë opsion se mund ta marrë ndonjë skuadër tjetër veç Liverpulit. E kuptoj që tifozët e “Reds”-ave do të jenë të zhgënjyer në rast se do të shpalleshin kampionë me një stadium bosh.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?