Ceremonia e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris

"Nuk mund ta besoja", Parisi i kërkon falje Vuçiçit: Ishte një gabim fatkeq

13 Nëntor 2018, 16:03| Përditesimi: 13 Nëntor 2018, 16:13

  • Share

Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, i ka kërkuar ndjesë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç , pasi ky i fundit është shprehur i zemëruar për mënyrën sesi është trajtuar në ceremoninë e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.

“Nuk mund të besoja se çfarë po shihja para meje, duke e ditur sakrificën e popullit serb në Luftën e Parë Botërore”, është cituar të ketë thënë Vuçiç për mediat serbe ndaj mënyrës sesi ishte përcaktuar të ulej në ceremoninë e Parisit.

Mondoloni ka thënë për “Prva TV” se përcaktimi i ulëseve në ceremoninë e Parisit ka qenë “një gabim fatkeq” dhe i ka kërkuar Vuçiçit ashtu si edhe popullit serb të pranojnë faljen.

Më pas, Vuçiç e ka falenderuar ambasadorin francez për “fjalët e mrekullueshme dhe respektin që ka treguar për viktimat serbe”, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Në ceremoninë e 11 nëntorit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndryshe nga Vuçiç ka qenë i ulur afër liderëve të Francës, Gjermanisë,Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?