Meta kërcënon SPAK e Dumanin, reagon Ambasadori i BE-së, Gonzato: Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për demokracinë

18 Prill, 13:21| Përditesimi: 18 Prill, 14:02

  • Share

"Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështu që dua ta lë me kaq"  

Kjo ka qenë deklarata e ambasadorit të BE në vendin tonë Silvio Gonzato. I pranishëm në Vlorë në aktivitetin “Garancia rinore”, Me dhe për të rinjtë, ambasadori i BE u shpreh shkurt dhe i prerë, por me një mesazh kuptimplotë pas sulmeve të përsëritura kundër tyre, ditët e fundit, nga ish presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. 

Reagimi vjen një ditë pasi ambasada amerikane në Tiranë dhe Delegacioni i Bashkimit europian, si dhe ambasada britanike i dolën në krah Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e drejtuesit të saj Altin Dumani.

Gonzato ndodhej sot në ambjentet e shkollës profesionale, industriale” Pavarësia” në Vlorë.

Meta një ditë më parë foli me gjuhë fyese ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani duke e etiketuar si 'palaço'.

Kreu i Partisë së Lirisë, lëshoi dhe një lum akuzash ndaj Dumanit në konferencën me gazetarët se po vret pluralizmin, në shërbim të kryeministrit Rama.

Lajmi ne perditesim... 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • niku: 18/04/2024 22:16

    ky pjerdh ky per gjyqesor e per prokuror, ky eshte muxhahedin

    Përgjigju
  • Bamka: 18/04/2024 14:22

    SPAK eshte prokurori. Pra organi i akuzes ne shtet. Nuk eshte gjyqesor. Gjykata eshte. Meta ka shenjestruar Dumanin. Dumani eshte prokuror dhe drejtues i SPAK. Gonxato thekson gjyqesorin. Ose lajmi ketu eshte nul ose Gonxato i ka koordinatat gabim. Ose nuk e ka patur per Prokurorine por sic ka deklaruar, per gjyqesorin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?