Nuk mbanin maska në rrugë, policia ndëshkon 352 qytetarë në 24 orë! Gjobitet dhe një lokal për thyerjen e masave anti-COVID

17 Dhjetor 2020, 15:31| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 15:41

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, policia ka ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 352 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

Gjobë ka marrë edhe një lokal për thyerjen e masave anti-COVID. Lokali është gjobitur me 1.000.000 lekë pasi ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

"Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 352 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse", thotë policia.

5 qytetarë janë shoqëruar në komisariat pasi nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Më pas ata janë ndëshkuar me gjobë për mosmbajtjen e maskës dhe më pas janë lënë të lirë.

"Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë", shton policia.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?