Nuk mbanin maska në rrugë, gjobiten 421 qytetarë! Ndëshkohen 7 persona që lëviznin pas orës 22:00 (VIDEO)

12 Janar 2021, 14:34| Përditesimi: 12 Janar 2021, 14:58

  • Share

Nuk mbanin maska në rrugë, gjobiten 421 qytetarë! Ndëshkohen 7 persona që lëviznin pas orës 22:00

Në 24 orët e fundit policia ka gjobitur 421 qytetarë të cilët u konstatuan duke lëvizur në rrugë pa maska në kundërshtim me masat anti-COVID.

Ata u gjobitën me 3000 lekë gjobë e cila do të vendoset në faturën e energjisë elektrike.

4 prej personave të ndaluar për mosmbajtjen e maskave nuk kanë pasur mjetetet e identifikimit me vete ku më pas u dërguan në polici për t'u identifikuar. Pasi u identifikuan nga policia, ata u gjobitën me shumën 3000 lekë.

Gjithashtu policia ndëshkoi dhe 7 qytetarë të cilët lëviznin pas orës 22:00. Ata do të paguajnë një shumë prej 10.000 lekësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

U konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen më masë administrative 421 qytetarë. Masë administrative edhe për 7 shtetas që u konstatuan duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.  

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 421 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 7 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.  Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?