Nuk mbajtën pastër mjedisin, gjoba subjekteve tregtare në Durrës

17 Mars 2020, 16:58| Përditesimi: 17 Mars 2020, 17:00

  • Share

Policia bashkia e Durrësit ka nisur vendosjen e gjobave dhe marrjes së masave ndëshkuese për subjektet tregtare dhe personat që ndotin mjedisin. Njësitë tregtare kanë një kohë të caktuar për të hedhur mbeturinat e tyre që është pas orarit të mbylljes së punës. Kjo bëhet që të mbahen pastër ambientet dhe vendet e grumbullimit të plehrave për të shmangur sa më shumë përhapjen e koronavirusit.

Disa prej subjekteve tregtare janë kapur në flagrancë dhe gjobitur nga policia bashkiake pasi kanë hedhur mbeturina jashtë orarit të përcaktuar dhe jashtë kontejnerëve përkatës.

Bashkia e Durrësit i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve që të mbajnë sa më pastër mjedisin dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?