Nuk komentoi çështjen e parave, Panucci: Duka ka bërë deklarata të shëmtuara

8 Shkurt 2020, 14:19| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 14:22

  • Share

Christian Panucci, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, është rikthyer të flasë për aventurën me kuqezinjtë për mediat në Itali. Kjo është hera e parë që ish-futbollisti i njohur flet pas lajmit se kërkonte dëmshpërblim nga Shqipëria për shkarkimin nga FSHF, por pavarësisht kësaj nuk e ka komentuar këtë çështje.

“Kur mbërrita, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2018, në fund përfunduam të tretet. Shqipëria është një vend shumë i ndërlikuar. Nëse pas vitit 2016 kishte një stol të vështirë në Evropë ishte ai i Shqipërisë: Vinte nga evropiani i luajtur për herë të parë, dhe duke pranuar të stërvitje kete ekip, ishte një gjysmë vetëvrasje. Në kualifikueset evropiane ishim në vazon e katërt, e duke përfunduar te tretet do të thoshte të kishim bërë një mrekulli.

 Por isha i lumtur: ishte një përvojë fantastike, kam pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me djemtë. Presidenti i Federatës Shqiptare ka bërë deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha atje ai ishte president dhe nuk bëri asgjë. Ai më lejoi të punoj.”

Christian Panucci aktualisht është i papunë, por në të kaluarën emri i tij është lakuar jo pak nga mediat në Itali për pankina të ndryshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?