Nuk kishte status magjistrati, KPA ndërpret procesin e vetingut për ish inspektorin e ish KLD-së, Piro Samara

21 Janar 2021, 09:45| Përditesimi: 21 Janar 2021, 09:47

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur ndërprerjen e procesit të vetingut për Piro Samarën. Samara ka qenë me detyrë inspektor pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa ndërprerja e procesit të vetingut për të do të thotë largim nga drejtësia për 15 vite.

Samara  nuk ka më të drejtë të ushtrojë profesioni  si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare.

KPA vendosi të lerë në fuqi vendimin e KPK për përfundimin e procesit të rivlerësimit për ish-inspektorin e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak se ai nuk kishte statusi e magjistratit dhe nuk i nënshtrohej procesit të vetingut.

" Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.21/2020 datë 26.06.2020, që lidhet me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.249, datë 06.03.2020, si më poshtë:

1.      Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Piro Samara, me detyrë inspektor pranë ish - Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

2.      Të deklarojë humbjen e së drejtës së subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare.

3.      Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 13.01.2021." thuhet në njoftim

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?