Lulzim Basha

‘Nuk kisha mundësi t’i blija librat e shkollës’, Basha publikon mesazhin e një prindi: Ne do sjellim të ardhme të mirë, Rama duhet larguar

22 Janar 2021, 13:21| Përditesimi: 22 Janar 2021, 13:24

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin e tij social një video të një babai, i cili shprehet se nuk ka pasur mundësi ekonomike as për t’i blerë vajzës së tij librat shkollorë

Basha shprehet shkruan në Facebook, se pas 8 vitesh dështime të Ramës, kostoja e jetesës është rritur dhe ka ardhur koha për ndryshim.

Ai premton se me ardhjen në pushtet të demokratëve do të vijë një e ardhme më e mirë për Shqipërinë.

“Njëherë nuk kisha mundësi të blija librat e shkollës, i kërkuam i gjetëm diku në një vend tjetër dhe ja bleva. Të gjithë të tjerët i kishin blerë ndërsa ne jo. Blejmë shumë herë me listë dhe i paguajmë çdo fund muaji” – tha banori.

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?