‘Nuk kemi fare informacion’, debate te Rithemelimi për Federatën Opozitare, Baçi-Bardhit dhe Nokës: Na tregoni a do jenë aleatët në listat për deputetë

22 Shkurt, 20:29| Përditesimi: 22 Shkurt, 21:33

  • Share

Pavarësisht marrëveshjes së firmosur mes 11 partive opozitare dhe Rithemelimit për krijimin e një ‘Federate opozitare’ për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama, duket se ka deputetë anëtarë në grupin e Sali Berishës që ende nuk e dinë për çfarë ‘bashkëpunimi’ bëhet fjalë.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme në grupin parlamentar të PD-së së Rithemelimit, deputeti Luan Baçi i ka kërkuar deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Nokës që të informojnë për Federatën e Opozitës, konkretisht nëse bëhet fjalë për bashkim të listave të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme.

“Pse nuk na informoni për Federatën e Opozitës. Dhe tjetra, a do te jene aleatet neper listat tona? Nuk kemi asnjë informacion”- mësohet të ketë thënë Baçi.

Nga ana tjetër, Bardhi i është përgjigjur duke thënë se nuk bëhet fjalë për koalicion elektoral por nuk e përjashtoi mundësinë për një formacion të tillë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze”- është përgjigjur Bardhi.

Nga ana tjetër, kreu i PR, Fatmir Mediu i cili ka marrë pjesë në mbledhje ka bërë thirrje që të ketë një grup koordinimi të opozitës me deputetë që të dalin në bazë dhe të informojnë ndërkombëtarët për çdo qëndrim.

Ndërsa më tej gjatë mbledhjes ka pasur edhe debate mbi idetë e deputetëve lidhur me aksionin e mëtejshëm, për të cilin Edmond Spaho është shprehur kundër ngujimit dhe grevës së urisë, sepse sipas tij, një gjë e tillë do i kthente në ‘qesharakë’.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 23/02/2024 07:36

    projekt politik me qepe e domate. Le ta shohim me mire si byrek se ndonje qepe te njome prapa per ato qe flututojne si gomari i ngazellyer nga fama e kaloresit

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 22/02/2024 23:11

    O Luan Nuk të bën më Saliu deputet o çam Delvine! Mos na dil pastaj nëpër media të na hash munë me " Non gratën"....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?