Nuk kanë fund surprizat në Superligë, Apolonia i heq Laçit mundësinë për kreun

8 Mars 2021, 15:08| Përditesimi: 8 Mars 2021, 15:09

  • Share

Laçi bëhet skuadra e tretë pas Teutës dhe Partizanit që shpërdoron shansin e artë për të kapur të paktën përkohësisht kreun e Superligës. Skuadra e kurbinase nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Apolonisë pavarësisht se kaluan të parët në avantazh me Shehun. Për fierakët dy minuta nga fundit i kohës së rregullt realizoi Diop, i cili e largoi skuadrën nga vendi i fundit i renditjes.

Aktualisht Apolonia e vendit të nëntë është në kuotën e 16 pikëve, po aq sa Skënderbeut i vendit të fundit. Ndërkohë Laçi i është bashkuar Vllaznisë dhe Teutës me 41 pikë, por mban vendin e tretë në renditje. Për t’u theksuar se shkodranët luajnë në orën 16:00 ndeshjen e kësaj jave kundër Kukësit, që është e fundit për javën e 23 të Superligës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?