Sanna Marin

Bota

'Nuk kam bërë asgjë të paligjshme!’ Pas videos me festën private, kryeministrja e Finlandës bën testin e drogës

19 Gusht 2022, 16:59| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 17:05

  • Share

Kryeministrja e Finlandës tha se ka bërë testin e drogës një ditë pas videos që u bë virale ku ajo shfaqej duke kërcyer e duke pirë në një festë private me miqtë. Sanna Marin, 36 vjeç, u përball me shumë kritika për mënyrën se si po festonte, madje edhe u akuzua për përdorim droge pas pretendimeve se gjatë videos dëgjoheshin biseda për kokainë, gjë që nuk është verifikuar. Sanna Marin kreu një test droge, për të ‘dëshmuar’ se nuk ka konsumuar substanca ilegale.

Gjatë një konferencë shtypi të premten, ajo tha se rezultatet e testit do të dalin javën e ardhshme. Marin tha se nuk ka bërë asgjë të paligjshme e se nuk ka konsumuar drogë as kur ishte adoleshente.

"Unë nuk bëra asgjë të paligjshme. Edhe në vitet e adoleshencës nuk kam përdorur asnjë lloj droge”, tha Marin, duke shtuar se testin e drogës e bëri “për të zbutur çdo shqetësim”.

"Dua të besoj se njerëzit e kuptojnë se koha e lirë mund të ndahet nga ajo e punës" shtoi ajo.

Marin nuk e fsheh se i pëlqen të marrë pjesë në festa, dhe shpesh është fotografuar në festivale muzikore. Javën e kaluar, Marin u quajt "kryeministrja më e cool në botë" nga gazeta gjermane Bild.

Edhe vitin e kaluar ajo kërkoi falje pasi kaloi gjithë natën në club ndërkohë që kishte qenë më përpara në kontakt të ngushtë me një të infektuar me COVID-19.

 

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?