Foto ilustruese

'Nuk ka vaksinë anti-COVID para 2021-shit', BE nuk pranon kërkesën e Pfizer dhe Modernas

1 Dhjetor 2020, 21:13| Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 23:07

  • Share

Kompanitë BioNTech dhe Pfizer aplikuan për miratimin e vaksinës së tyre në Bashkimin Europian, por mediet e huaja thonë se një vendim për këtë nuk do të merret para 29 dhjetorit.

Por Agjencia Europiane e Barnave ka refuzuar kërkesën e kompanisë gjermane farmaceutike Biontech dhe partnerit amerikan Pfizer për miratimin e përdorimit urgjent të vaksinës anti-COVID.

Agjencia Evropiane e Barnave EMA, kishte caktuar dy data për takimet, e para më 29 dhjetor për të shqyrtuar vaksinën e Pfizer kurse e dyta në 12 janar. Si duket data e parë nuk do të merret në konsideratë, kështu si mundësi mbetet e dyta më 12 janar.

Ka qenë "Financial Times" e cila e ka publikuar një lajm të tillë, e cila shkruan se "Vaksinat e COVID në BE nuk kanë gjasa të fillojnë para vitit të ardhshëm".

Të dy kompanitë i kanë dërguar më herët një kërkesë edhe Administratës Amerikanë të Ushqimeve dhe Barnave për përdorimin e vaksinës, ndersa kompania amerikane Moderna gjithashtu njoftoi ditën e djeshme se kishte kërkuar miratimin për vaksinën e saj kandidate.

Komento

Komente

  • Doktori: 02/12/2020 08:41

    Nuk ka dhe nuk do te kete vaksina derisa te dale llogaria per numurin e viktimave qe kane menduar ata qe e pregatiten dhe e perhapen COVID-19

    Përgjigju
    • Kafsha: 02/12/2020 09:08

      O Doktor” mbushu mendjen trushplareve qe mezi po presin per tu cpuar..!! Ne mars u shpall nga obsh ne nentor doli vaksina..!! Te investigojne kush e KA , kush e ka investuar ca gjobash ka mare me pare si kompani etj etj..!! Pastaj po ju mbush mendja cpohuni..!! Mbaresiii

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?