'Jetoj me qira'! Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kalon vettingun (VIDEO)

7 Shkurt 2020, 09:45| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 11:02

  • Share

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kalon vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Pavarësisht pretendimeve të sindikatës (lexo ketu), Komisioni i Jashtëm për Vlerësimin e punonjësve të Policisë së Shtetit ka vendosur konfirmimin e tij në detyrë me argumentin se është i pastër në të tre shtyllat. Veliu ishte i pranishëm sot për t'u njohur me vendimin.

Kryepolici Veliu deklaroi një apartament në Tiranë me vlerë 79 mijë euro i cili është në ndërtim e sipër, ndërsa ka shtuar se ka paguar deri më tani 37 mijë euro.  Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, në analizim të të dhënave tha se kryepolici nuk ka probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës, apo aspektin profesional (Lexo këtu lajmin për vlerësimin e Ardi Veliut).


Lajmi kryesor:

Ardi Veliu kalon vettingun! Shtyhet vendimi për kreun e Gardës, komisioni: Artan Shkëmbi ka qenë ish-punonjës i sigurimit, ka probleme (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?