Sport

‘Nuk ka rëndësi si luajmë, dua 3 pikët’! Van Gal ngre zërin në konferencë, fati i Holandës varet me Turqinë

7 Shtator 2021, 16:47| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 16:48

  • Share

Holandë-Turqi është një nga përballjet më të rëndësishme që do luhet mbrëmjen e sotme, pasi përcakton shumë për skuadrën që do të renditet e para në grupin G kualifikues të Botërorit. Aktualisht Turqia udhëheq grupin pas 5 ndeshjesh me 11 pikë, 1më shumë se Holanda e vendit të dytë, por ‘tulipanët’ rrezikojnë të zbresin edhe më poshtë pasi Norvegjia e vendit të tretë është me kuotë të barabartë pikësh.

Për shkak të lojës që zhvillon, atmosfera në ekipin e Holandës nuk është edhe aq e mirë. Shkak për këtë është trajneri Van Gal, që kritikave i është përgjigjur me zë të lartë në konferencën për shtyp.

PËR NDESHJEN – “Kjo më Turqinë është ndeshje që duhet fituar dhe kaq. Nuk ka rëndësi se si luajmë, për mua kanë rëndësi tri pikët. Në këtë mënyrë do të kryesonim grupin dhe do të jemi më të qetë. Djemtë kanë bërë një punë të shkëlqyer gjatë javës dhe kanë treguar seriozitet. Shpresoj që të shoh një skuadër dominuese ndaj Turqisë, pasi besoj se një fitore nesër (sot) do të ishte shtysa e duhur drejt Botërorit”, bëri hyrjen e tij trajneri i Holandës.

SHERR ME GAZETARIN – ndërkohë, duke hyrë më në analizë të lojës së Van Galit, një gazetar e akuzoi se ideja e futbollit të tij ishte difensiv. “Shiko skuadrat e tjera”, ishte përgjigjja e trajnerit. “Shiko Italinë, ata u shpallën kampionë Europe duke barazuar dy ndeshjet e fundit.

Ti zotëri ndoshta ke një vizion fantastik për të tërhequr vëmendje dhe e bën mirë punën për gazetën, por më fal, nga futbolli kupton zero. Nuk është e lehtë të mësosh futboll mbrojtës, por edhe ashtu fitohet. Shumë skuadra kanë fituar duke luajtur 5-2-3 dhe 5-3- 2. Madje, nëse ka një person që duhet falënderuar ai është Tomas Tuhel, i cili i tregoi Europës dhe botës sesi fitohet Champions-i edhe me 5-3-2.

Mos t’u duk gjë futboll mbrojtës ai i Çelsit ty në sezonin e kaluar? Zotëri, bën mirë të kuptosh e dëgjosh më shumë dhe vetëm pastaj ndoshta do të gjykosh me saktësi”, iu drejtua trajneri holandez gazetarit anglez, i cili ndodhej në sallën e konferencës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?