Besi dhe Xhensila

Nuk ka më dyshime! Xhensila dhe Besi prindër për herë të dytë, çifti konfirmon shtatzëninë me videon e ëmbël

12 Korrik 2023, 13:00| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 16:51

  • Share

Pas gjithë thashethemeve dhe aludimeve për një shtatzëni të mundshme të këngëtares Xhensila Myrtezaj me Bes Kallakun ka ardhur dhe e vërteta e konfirmuar nga vetë çifti. Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër për herë të dytë.

Çifti i njohur shpesh herë janë kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve se Xhensila është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Dhe pse këto thashetheme janë hedhur poshtë nga vetë çifti duket se kësaj here fjalët janë të vërteta.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja konfirmoi zërat që qarkullojnë prej pak kohësh nëpër portale.

Në video, kushtuar 5-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së tyre, Ajkës, Besi duket teksa puth barkun e Xhensilës.

“Masa e gjithçkaje je o Ajka jonë. 5 vite dritë qiellore në sytë tanë,” shkruan ajo.

Çifti dhe vajza e tyre Ajka duken mjaft të lumtur së bashku teksa luajnë dhe vrapojnë buzë detit.

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 13/07/2023 16:26

    Kur u be nga kengetare ne moderatore Xhensila aman? Apo iu duken te gjitha Kiara Tito?

    Përgjigju
  • Likja: 12/07/2023 14:17

    Mendohet se e ka me Like Floririn, por Besi do marr qeranë si baba i devotshëm me qera, në sherbim te videoklipeve... ashtu siç merr qeranë dhe per miliarda lek qe i ka grabitur shqiptareve bashke me banden e tij te hajduteve te regjistuar si biznes politik ...

    Përgjigju
    • Lala: 12/07/2023 22:17

      Do ta dallojm NGA forma e kokes Kur te Linde kush esht I ate

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?