Nuk ka ende fitues për koncesionin 1.2 mld € të projektit Milot-Fier! Ministria e Infrastrukturës s’kualifikon ofertën e vetme në garë

2 Dhjetor 2020, 16:23| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 18:39

  • Share

Tenderi për të dhënë me koncesion “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kashar- Luzi i Vogël- Fier ka dështuar.

Pas dy shtyrjesh të afatit të garës si pasojë e pandemisë, si dhe ndryshimit të kritereve për të marrë pjesë në të, Ministria e Infrastrukturës ka skualifikuar ofertën e vetme në gara, pasi nuk plotësonte kushte teknike. Burime nga Ministria e Infrastrukturës thanë për Report TV se e vetmja ofertë e prezantuar ishte nga kompania greke ‘TERNA”, por oferta e saj është shpallur e pasuksesshme pasi nuk plotësonte kushtet teknike. Kompania në fjalë nuk arrinte të ndërtonte veprën për 60 muaj, ndërsa çmimi për KM ishte 0.62 euro nga 0.75 që e vendosi qeveria.

Më herët Partia Demokratike e kishte denoncuar pjesëmarrjen në garë vetëm të një kompanie, duke e konsideruar tenderin si abuziv dhe me fitues të paracaktuar.

Investimi për ktë projekt ishte parashikuar të arrinte në 1.2 miliardë euro dhe do të bëhej i gjithi nga privati ndërsa shteti garantonte 10% të investimit. Po të njëjtat burime thonë se tenderi do të rihapet përsëri për të gjitha kompanitë e interesuara, dhe koncesioni do të jetë për 35 vite. Gjatësia e rrugës është 115 kilometra, nga të cilat 53 kilometra rrugë e re dhe 62 të tjerat gjatësi që do të rehabilitohen.  

.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ppsh: 02/12/2020 17:23

    Do ndertohet gjurme e re apo sh2,sh4 po vidhen dhe po tjetersohen ne rruge me pagese? Zgjerimi i sh2 dhe sh4 eshte bere me rritjen e taksave te mjeteve te qytetareve tani u jepka privatit me pagese Kush do rruge me pagese ta ndertoi nga hici jo te vjedhe rruget shteterore ku popullata eshte vendosur me shekuj Nje tjetersim i rrugeve shteterore ne rruge ndershtetrore do helmonte krejt popullaten qe ndodhet aty Ku jane keta partickat e reja qe nuk reagojne sepse pd dihet qe ka hise aty dhe rri urte

    Përgjigju
  • Jykyyktk: 02/12/2020 16:41

    Skualifikim* vemje. Pa apostrof. Te nenpaguar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?