Derbi Lazio-Roma

Nuk ka fitues në derbin Lazio-Roma, Reali i Madridit fiton me formacionin e dytë

16 Prill 2018, 08:49| Përditesimi: 16 Prill 2018, 08:50

  • Share

Nuk ka shkuar më shumë se një barazim derbi Lazio-Roma. Sfida e zhvilluar mbrëmë në kampionatin italian të futbollit dhuroi një përplasje të fortë me raste të shumta dhe emocione, por goli mungoi nga të dyja ekipet duke hapur akoma më shumë garën për në vend në Champions League edicionin tjetër.

Aktualisht Lazio pozicionohet në vendin e 4, që të kualifikon në Champions League teksa po rivalizon fort me Romën dhe Interin, pasi janë edhe disa ndeshje nga fundi. Në Spanjë, Reali i Madridit me formacionin e dytë në fushë arriti një fitore të lehtë ndaj Malaga-s jashtë 1-2. ISCO dhe Casemiro ishin autorët e golave, ndërsa me tre pikët e fundit, Reali ngjitet në vendin e tretë me 67 pikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?