Nuk ka asnjë ofertë, anulohet tenderi për ngritjen e satelitëve

22 Qershor 2022, 15:25| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 20:47

  • Share

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është anuluar procedura e tenderit për ngritjen e satelitëve. Kjo sepse siç mësohet, nuk ka pasur asnjë ofertë të paraqitur që përputhej me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.  Objekti i kësaj kontrate ishte realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar (shërbim satelitor), për një periudhë 3-vjeçare me një fond limit 671.670.000 lekë pa TVSH.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që nga foltorja e Kuvendit në tetor 2021 bëri publik lajmin, ku shkaktoi jo pak të qeshura në sallë, teksa pak ditë më pas ministri Niko Peleshi në datën 7 prill firmosi hapjen e tenderit, por që më pas u anulua.

Ndonëse ky projekt nuk u realizuar, kreu i qeverisë theksoi se nuk do të hiqte dorë nga objektivi i tij duke premtuar se do e mbajë zotimin e dhënë. Për këtë objektiv të paarritur mendohet se është shkarkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Adrian Kamenica, megjithatë ky është një informacion i pakonfirmuar zyrtarisht. Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” duhet të ishin ngritur nnë mars dhe qershor, por kjo nuk u arrit. Satelitët dhe dronët inteligjentë do të shërbejnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton anulimin e tenderit për monitorimin e territorit

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bond: 23/06/2022 10:44

    vendi pa drita dhe uje 24 ore....akoma me boliera mbi taraca ... keta tallin trapin me satelita....Antena e gjate Edi me sacin Sahle i kane satelitet e vet kudo....majtas dhe djathtas...lart dhe poshte...popull cope cope....

    Përgjigju
  • Visi: 23/06/2022 05:31

    Po ce dum satelitin mo plak. As raketa sna duhen. Eshte babloku vet satelit e vet rrakete.

    Përgjigju
  • Tepelenasi: 22/06/2022 17:26

    Satelitet nuk jane derguar ne orbit per shkak te luftes Rusi-Ukraine. Rusia eshte nje nder shtetet me te rendesishme ne dergimin e sateliteve ne hapsire (madje furnizon edhe Stacionin Hapsinor Nderkombetar). Distancimi i Perendimit me Rusine ka krijuar shume probleme ne kete industri sepse Perendimi nuk e kishte parashikuar nje ngerc te tille. Do duhet nje rritje e madhe kapacitetesh nga Space X qe te zevendesohen sherbimet ruse ne kete fushe. Aleatet politik dhe mediatik te Saliut qe ironizojn me vonesen ose s’marrin vesh nga bota ose perfitojn nga mungesa e informacion ne shoqerine shqiptare.

    Përgjigju
    • Turisti: 22/06/2022 20:46

      Nuk janë të gjithë me Saliun ata që preferojnë ngritjen e pensioneve sesa ngritjen e sateliteve

  • Shqipëria: 22/06/2022 16:49

    Uahahahahahaha

    Përgjigju
  • Djdjd: 22/06/2022 16:20

    Qesharake ata dhe ju megafoni i propagandes tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?