Nuk ka asgjë gjurmë për të, të afërmit denoncojnë zhdukjen e 27-vjeçarit në Tiranë

26 Tetor 2022, 17:05| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 17:16

  • Share

TIRANË- Një 27-vjeçar është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Report Tv mëson se bëhet fjalë për të riun K. N., 27 vjeç. Ka qenë babai i tij, S. N. që ka kallëzuar në polici se prej më shumë se 24 orësh nuk ka asnjë gjurmë nga i biri.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

“Më datë 25.10.2022, shtetasi S. N. ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi K. N., 27 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e tij.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/10/2022 02:33

    Gjithe policite e botes bashkepunojne me mediat kur behet fjale per te zhdukur,te rrembyer,ose ne kerkim per krime duke dhene info.te plota qe ndihmon ne gjetjen me te shpejte te tyre.Policia jone jep vetem inicialet,asnje foto,asnje info.tjeter ndihmuese e sqaruese dhe prit te zgjidhen ceshtjet!DILETANTE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?