Seanca dëgjimore në KPK për Tritan Hamitaj në 2020

Nuk justifikoi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit Tritan Hamitaj nga detyra

6 Shkurt 2023, 19:38| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 19:40

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin e 19 shtatorit të 2020-tës të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e gjyqtarit të gjykatës së Apelit në Durrës, Tritan Hamitaj.

Lënia në fuqi e shkarkimit të Hamitajt ka hyrë në fuqi ditën e sotme nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla  kryesuese, Natasha Mulaj relatorë dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Tritan Hamitaj nuk rezultoi i pastër në kriteret e vlerësimit të figuriës sa i takon pasurisë dhe profesionalizmit.

Tritan Hamitaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë dy dekadave ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Lushnjes, atë të Durrësit dhe Gjykatën e Apelit në Durrës. Hamitaj ka mbajtur edhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2010-2015.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?