Parodistët e Vlorës për N’kohë: S’na kanë ftuar për t’iu bashkuar spektakleve humoristike! Vëllezërit Veshaj, i çuam ne në Tiranë

11 Shtator 2022, 13:23| Përditesimi: 11 Shtator 2022, 15:57

  • Share

“Ne jemi në pension tani, por nuk e mendojmë dot veten larg kësaj skene këtu(Teatrit)”. Me këtë fjali të Afrimit, anëtarit të grupit të Parodistëve të Vlorës, kuptova pse ishin, janë dhe do të mbeten aq të suksesshëm, sepse në çdo grimcë humoristike kanë dhënë shpirtin.

Katër karaktere të ndryshme, me mision të përbashkët, për një buzëqeshje.

Parodistëve të Vlorës, të njohur ndryshe si humoristët e qytetit bregdetar, nuk i shterojnë energjitë as tani, kur nuk janë më katër.

-40 vite në skenë, vij dhe ju gjej prapë në Teatër?

“Ka një sekret, e para është dashuria për punën, respekti për veten tënde, pastaj rezultatet janë të padiskutueshme”- u përgjigj Agroni.

Shumë pak mund të mos i mbajnë mend materialet humoristike të tyre, sidomos netët e  gjata të festave të fundvitit që nuk mund të kalonin pa buzëqeshjet e dhuruara nga parodit e grupit.

Teksa e shohin shqetësuese faktin që të rinjtë në fushën e artit nuk preferojnë të qëndrojnë në vendlindje, ata sjellin një rast konkret edhe për Vëllezëri Veshaj:

“Unë kam qenë sebep që dërguam Veshajt në Tiranë, ata ishin të rinj fare të panjohur, Agron Llaka i formoi”- Tha Afrimi

Por çfarë mendimi kanë Parodistët e Vlorës për cilësinë e humorit sot në televizionet Shqiptare?

“Të japësh shfaqje çdo javë është tepër e vështirë, por ata natyrisht që do çedojnë e do të shkasin sepse do të japësh shfaqje çdo javë, por ata për mua janë heronjë.” U shpreh Afrimi.

Për Parodistët e Vlorës nuk ka patur asnjë propozim për të qenë pjesë e një shoë televiziv humoristik.

“Svaret nga ne kjo, nuk është se neve na i kanë propozuar diçka të tillë edhe pse është interesante si ide”- U shprehën ata.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 11/09/2022 22:12

    Po kur keni keni najhere per humor ju mor ta marsha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?