‘Nuk janë klientët tanë ata që u mbytën’, Daylimail: Trafikantët shqiptarë si ndali as tragjedia, kalua sërish emigrantë në Kanalin anglez

13 Gusht 2023, 15:54| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 17:46

  • Share

Kontrabandistët e njerëzve vazhdojnë të reklamojnë kalimet e rrezikshme përmes Kanalit Anglez, pavarësisht se 6 persona humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u mbyt ditën e djeshme.

As një tragjedi si ajo e ditës së djeshme, nuk i ka ndaluar kontrabandistët shqiptarë të reklamojnë ‘biznesin’ e tyre të paligjshëm nëpër rrjetet sociale.

Në një artikull të publikuar nga Daylimail, flitet për çmimet dhe reklamat që drejtuesit e këtyre rrjeteve praktikojnë për këtë biznes ilegal fitimprurës.

Daily Mail shkruan se gjatë kontaktimit me shqiptarët që mundësojnë kalimin me gomone në kanalin e La Manshit kanë deklaruar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi personat e mbytur nuk janë klientët e tyre.

Ndërkohë një trafikant shqiptar ka shtuar se ata sërish kanë dërguar emigrantë të paligjshëm drejt Britanisë, por nuk kanë pasur asnjë problem, duke lënë të kuptohet se kanë mbërritur në destinacion.

“Kur ngritëm shqetësimin për varkën që u mbyt, ata na thanë se jo të gjithë mbyten. Ne bëjmë udhëtime çdo ditë, shumica prej tyre të suksesshme. Deti do jetë super i qetë”, është shprehur trafikanti shqiptar.

Ndërsa emigrantët që arritën të shpëtonin pasi varka me të cilën lëviznin u fundos në brigjet veriore të Francës, janë strehuar në kampe.

Ata janë shprehur se do të tentojnë sërish të hyjnë në Britani, nëse kthehen mbrapsht pavarësisht rrezikut.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bylis: 13/08/2023 16:37

    Nuk te le shoku ty pa mesuar shqipen Ça domethene "kalua" po ti hidhi nje sy atij shkrimit ne fund apo nuk ke koh te lir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?