Florian Marku

‘Nuk jam kurrë i kënaqur me veten’, Florian Marku rrëfehet pas ndeshjes së fortë: Përballja e radhës në Tiranë! Gati dokumentari për karrierën time, do jepet Netflix

5 Prill 2022, 16:29| Përditesimi: 5 Prill 2022, 17:20

  • Share

Boksieri Florian Marku është rrëfyer sot rreth ndeshjeve të fundit dhe karrierës së tij në këtë sport.

Boksieri gjatë emisionit “Shqipëria Live” u shpreh se synon që ta ngrejë sa më lart emrin e tij dhe flamurin shqiptar dhe se do i tregojë Mbretërisë se Bashkuar dhe jo vetëm, që mund të përballojë sfida të forta.

Ai tha ndër të tjera se po përgatit edhe një dokumentar ku do të tregonte të gjithë ecurinë e karrierës së tij.

Gazetari: Tre ditë me parë ke marrë vendin e parë, si ishte kjo ndeshje?

Florian Marku: U përfundua me sukses dhe gjërat vajtën siç i kisha pritur, përveç një fatkeqësie në raundin e tretë ku u çava dhe po nxitoja për të përfunduar ndeshjen.

Gazetari: A ishte ndër ndeshjet më të vështira?

Florian Marku: Ka qenë një nga kundërshtarët më të respektuar në Mbretësinë e Bashkuardhe ka patur 3 fishin e ndeshjeve të mia. Kështu i tregova publiku anngelz që kam ardhur për të ndenjtur dhe do i sfidoj të gjithë.

Gazetari: Ndeshja e radhës do të jetë në Tiranë? Po e munde çfarë do bësh?

Florian Marku: Po do jetë në Tiranë. Rrugëtimi nuk mbaron kurrë, unë nuk jam i kënaqur kurrë me veten dhe dua ta ngre emrin tim dhe flamurin shqiptar sa më lart.

Gazetari: A do të ketë ndonjë dokumentar siç bëjnë të gjithë sportistët për të treguar prapaskenat?

Florian Marku: Po do të ketë, nuk mund të them kur do të dalë por besoj do të realizohet diçka shumë e bukur dhe do të transmetohet edhe në Netflix.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?