Arma e sekuestruar

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, arrestohet 32-vjeçari në Durrës! Në makinë iu gjet një pistoletë dhe municion luftarak

27 Korrik 2023, 14:08| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 14:10

  • Share

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për kundërshtrim të uurdhërit të policisë.

Në kuadër të operacionit "Late huors", u vu në pranga Azem Allçi.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, si rezultat i kontrolleve në terren, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. A., 32 vjeç, banues në Manzë, Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Late hours”.   

Në muajin shkurt, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar një automjet dhe i kanë dhënë shenjë për ndalim, por drejtuesi i automjetit, shtetasi A. A., sapo ka parë shërbimet e Policisë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit O. V., 19 vjeç (pasagjer), ndërsa shtetasi A. A. ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira. 

Gjatë kontrolit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim...

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?