Foto ilustruese

Nuk iu bind urdhërit të policisë, kapet 20 vjeçari në Elbasan që po transportonte pa patentë 5 të huaj

8 Tetor 2020, 09:12| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 09:18

  • Share

ELBASAN-Një 20 vjeçar është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në pranga ka rënë 20 vjeçari me iniciale R. H., banues në Durrës, i cili në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin furgon tip "Fiat", 5 shtetas të huaj.

Në momentin e ndalimit nga policia, 20 vjeçari nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar dhe pas verifikimeve u zbulua se ai po e drejtonte mjetin pa patentë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik ".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?