Nuk iu beson syve kur shikon burrin, ‘Pa Gjurmë’ ia kthen në shtëpi! Emocione dhe lot gëzimi, bashkohet çifti nga Tirana

23 Shkurt 2023, 17:46| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 18:29

  • Share

Emocione dhe lot gëzimi puntatën e kësaj të enjte në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, pas gjetjes së të moshuarit Burhan Xhindole. Pa kaluar 24 orë nga humbja e tij, stafi gjen të moshuarin pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit në Tiranë dhe e kthen në shtëpi. Ai ishte larguar nga banesa mëngjesin e 22 shkurtit, ndërsa puntatën e së mërkurës bashkëshortja e tij Fatbardha denoncoi live. Thuajse 1 orë e 30 minuta pas transmetimit, një qytetar nga Tirana telefonoi në redaksinë e emisionit duke njoftuar se kishte gjetur një zotëri që kishte humbur rrugën. Burri i moshuar, me një qese në dorë, xhup ngjyrë gri, një shall të lidhur në qafë dhe një kapele në kokë ishte i rraskapitur, dhe i pangrënë gjithashtu, ndërsa pohoi se quhej Burhan Xhindole. Për të menjëherë u kujdes stafi i ’Pa Gjurmë’ dhe në intervistën e realizuar u mësua se Burhani nga qyteti i Lushnjës, banon në Tiranë dhe është baba i një djali. Ai dukej qartë se kishte humbje të herëpashershme të kujtesës, arsye që justifikon edhe largimin e tij nga shtëpia. Gjatë orëve që kishte lëvizur nëpër qytet kishte pësuar edhe lëndime për shkak se ishte rrëzuar.

Odeta Dume: Bashkëshortja të ka denoncuar të humbur në emisionin “Pa Gjurmë”, ke dalë nga shtëpia mëngjesin e sotëm, mban mend ku ke qenë?
Burhan Xhindole: Unë kam qenë në shtëpi edhe kam vajtur te Fusha e Aviacionit, aty isha, pastaj kam lëvizur, prandaj është bërë merak bashkëshortja. Kisha etje, aq etje kisha sa edhe të më vrisje hallall e kisha.       
Odeta Dume: Kishe rënë sot dhe ishe dëmtuar, ku re? 
Burhan Xhindole: Në pus, po nuk kishte shumë ujë pusi. Rrëshkita se ishte vend i pjerrët aty. E pashë që më dhembi shumë.
Odeta Dume: E di që i ke vënë në merak të gjithë?
Burhan Xhindole: Aty gabim kam bërë…
Odeta Dume: Ndihesh i lodhur?
Burhan Xhindole: Në fillim pata lodhje shumë, tani jam më mirë. 

Më pas stafi i komunikon se do ta shoqërojë për t’u kthyer në shtëpi, pasi familjarët janë të shqetësuar.
Odeta Dume: E mban mend ku e ke shtëpinë?
Burhan Xhindole: Po si nuk e mbaj mend?! Pallati i ndërtuar, i vjetër pak, aty pastaj është shkolla…

Si për koiçidencë banesa e çiftit ndodhej pak metra nga godina e Report TV, aty ku bashkëshortja u drejtua për ndihmë. Fatbardha Xhindole nuk e ndal dot habinë që ndjen kur sheh para saj bashkëshortin. Pyetja e parë me të cilin ajo i drejtohet stafit të emisionit ’Pa Gjurmë’ është sesi kishte mundur ta gjente 87-vjeçarin. 
Fatbardha Xhindole: Uaa! (Habitet) Si ma prutë? 
Odeta Dume: Ta sollëm…Nuk e mbante mend shtëpinë. Është shumë i lodhur, kishte etje, kishte uri…
Fatbardha Xhindole: Po, e mora mend. Sepse në fakt u bë një muaj që ai ishte rënduar edhe më shumë nga kujtesa. E humb hera herës. 
Burhan Xhindole: Jam burrë esnaf unë
Odeta Dume: Burrë je, por e sheh që ndonjëherë edhe humb? Më premto që nuk do dalësh më vetëm nga shtëpia
Burhan Xhindole: Jo nuk dal…

’Pa Gjurmë’ e kreu misionin, ndërsa fatmirësisht u arrit që në kohë rekord të kthehet në shtëpi dhe një tjetër i humbur. 

 

 

VIDEO -EMISIONI I PLOTE

O.D.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/02/2023 23:32

    /GJERGJI/,te gjithe e duam zhvillimin,por ne e duam Tiranen te duket pak si Parisi,pak si Vjena,pak si Monte Carlo,pak si Los Angeles e pak si riviera franceze,jo te duket si Mumbai(Bompei),getot e Brazilit e Mumbasa,Kenia, sic duket ne fakt tani!

    Përgjigju
  • Iris: 23/02/2023 22:54

    Si eshte katandisur Tirana,nuk ka nevoje te kesh probleme me kujtesen,apo te jesh i ardhur,qe te humbesh rrugen e te ngaterohesh ne ate xhungel betoni.

    Përgjigju
    • gjergji: 24/02/2023 14:45

      Zonja Iris :Betonizimi eshte e duhet te jete(per vendet e pazhvilluara) ne cdo vemendje e cdo ministrie ndertimi ne bote e zhvilluar.Ndertesat moderne e shumkateshe vertete dojne shume beton,ndersa fushat e gjelberta duan bageti. Ku ka "beton" mungon qerpiqi, mungojne shpijat me qerpiq e mungon era qelbesuese e nevojtoreve ne oborr te shpijave me qerpiq.

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?