Ministrja Evis Kushi në Vlorë

'Nuk ishte vënë dorë që prej 1960', ministrja Kushi: Gati konvikti i vajzave në Vlorë

6 Tetor 2020, 15:16| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 15:38

  • Share

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, ka parë nga afër ambientet e përfunduara të konviktit të Vlorës, ku do të akomodohen studentet e universitetit Ismail Qemali.

Ministrja Kushi në një status në rrjetin social shprehet se falë një investimi të qeverisë shqiptare në kuadër të Paktit Për Universitetin, konvikti i vajzave në Vlorë është tashmë gati sipas kushteve më të mira bashkëkohore. Ajo vë në dukje se në këtë godinë nuk ishte vënë dorë që prej vitit 1960-të.

“Falë një investimi të qeverisë shqiptare në kuadër të Paktit Për Universitetin, Konvikti i Vajzave në Vlorë është tashmë gati sipas kushteve më të mira bashkohore, teksa në këtë godinë nuk ishte vënë dorë që prej vitit 1960-të.

Bashkë me kryetarin Dritan Leli dhe kolegen deputete & pedagoge Vilma Bello pamë nga afër një konvikt model, standardet e të cilit do të plotësojnë nevojat dhe rehatinë e 240 studenteve", shkruan ministrja Kushi.

Ministria e Arsimit ka lajmëruar se konvikti është i pajisur me të gjitha kushtet e standartizuara.

"Ky konvikt tashmë është pajisur me mobile dhe orendi shumë të mira. Aty ka dhoma dyshe e treshe të standardizuara, dhoma të konceptuara për personat me aftësi ndryshe, kuzhina gatimi në çdo kat, salla studimi, depo, lavanderi, kaldajë, magazinë depo uji, shkalla emergjence. Veç të tjerash në konvikt ofrohet edhe shërbimi Wifi, dhe monitorimi me kamera sigurie bëhet gjatë gjithë kohës. Gjithashtu, e gjithë godina është e pajisur me sistem mbrojtjeje kundra zjarrit"m thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Konvikti i Vlorës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 06/10/2020 15:55

    per te strehuar sirianet do e beni gati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?