'Nuk ishin të sigurt për shërimin', Johnson: Mjekët ishin përgatitur për 'vdekjen' time

3 Maj 2020, 15:51| Përditesimi: 3 Maj 2020, 16:18

  • Share

Mjekët e ngarkuar për trajtimin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i prekur nga koronavirusi, kishin përgatitur njoftimin e vdekjes së tij pas shtrimit në spital në shërbimin e kujdesit intensiv, theksoi ai sot në një intervistë për tabloidin “The Sun on Sunday”.

“Ai ka qenë vërtet një moment i shumë i vështirë, nuk do ta mohoj”, theksoi ai për gazetën duke shprehur për herë të parë detaje nga sëmundja e tij.

“Ata kishin një strategji për ta bërë atë sipas një skenari të tipit “vdekja e Stalinit”. Unë nuk isha në një gjendje të mirë shëndetësore dhe e dija se kishte plane emergjente. Mjekët kishin të gjitha llojet e përgatitjeve se çfarë të bënin nëse gjërat shkonin keq”, shtoi ai.

Boris Johnson, 55 vjeç, njoftoi në 27 Mars se ishte prekur nga sëmundja COVID-19 duke theksuar se kishte shfaqur simptoma të lehta. Ai u transportua në spital më 5 prill për të kryer analizat, por brenda 24 orëve ai transferohet në shërbimin e kujdesit intensiv. Drejtuesi i partisë Konservatore kaloi tri ditë nën asistencën e oksigjenit. Ai theksoi, pas daljes nga spitali më 12 prill, se lufta e tij kundër virusit mund të kishte shkuar në dy drejtime.

Johnson tha për gazetën britanike se nuk e kishte menduar për asnjë moment që do të vdiste. Dhe ai ishte bërë i vetëdijshëm për situatën kur mjekët parashikuan ta intubonin, ta vendosnin nën respirator artificial. Johnson rifilloi punën të hënën, dy ditë para se e fejuara e tij të sillte në jetë djalin e tyre.

Fëmija mori emrin Ëilfred Laërie Nicholas Johnson, në nderim të dy mjekëve që morën në kujdes kryeministrin, Nick Price dhe Nick Hart. Duke e cilësuar, me emocion, shërimin e tij si diçka të jashtëzakonshme, Johnson nënvizoi se kishte mohuar në fillim përkeqësimin e gjendjes së tij.

“Me mbikëqyrje, mjekët kishin arsye për të më detyruar të shkoja në spital”, pranoi ai duke konfirmuar se eksperienca e bëri më të fortë për të luftuar këtë sëmundje.

Autoritetet londineze njoftuan dje 621 të vdekur në 24 orë duke e çuar numrin total në 28 131 të vdekur duke e renditur Britaninë e Madhe të dytën pas Italisë për numrin e viktimave.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuksi: 03/05/2020 16:49

    Shyqyr qe u sherua nga covid 19,por nga trute eshte njelloj.Gjithe keto vdekje ne Angli,jane dhurate nga ky,duke e nenvlersuar shume semundjen.Po te merreshin masa nuk do ishte kjo gjendje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?